Tag Archive | "Në 100 ditët e para të 2010-ës"

Tags: ,

Në 100 ditët e para të 2010-ës, 145 denoncime për dhunë në familje

Posted on 15 April 2010 by admin

Sipas të dhënave më të fundit të marra vetëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, rezultojnë se vetëm për vitin 2010, nga janari deri në prill, janë 145 denoncime për dhunë në familje. Nga këto kanë përfunduar 119 kërkesa dhe nuk ka pasur asnjë rast pajtimi. Sipas organizatave që merren me dhunën në familje, vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në familje denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipat që ekzistojnë në shoqëri. Dhuna në familje, në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes, duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë ato me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë.  Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika