Tag Archive | "Opera është trefishuar në Evropë"

Tags:

Opera është trefishuar në Evropë

Posted on 06 March 2010 by admin

Në fakt, Bashkimi Evropian në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pranuar zgjidhjen e Microsoftit e cila u mundëson përdoruesve zgjedhje të thjeshtë të shfletuesve alternativ të internetit me anë të një ekrani përkatës. Numri i instalimeve të shfletuesit të internetit Opera është trefishuar në Evropë pasi që Microsoft ka filluar të ofrojë mundësinë e përzgjedhjes së shfletuesve alternativ.

Në fillim të kësaj jave Microsoft ka filluar t’u ofrojë shfrytëzuesve të vet mundësinë e përzgjedhjes në mes të 12 shfletuesve të internetit përfshirë Internet Explorer, Firefox, Safari, Chrome e Opera. Ky ekran do të duhej t’u paraqitur shfrytëzuesve të mbi 100 milionë kompjuterëve në Evropë të cilët janë të bazuar në softuerin e Microsoftit. Sipas pohimeve nga Opera, qëkur shfrytëzuesve në Evropë ka filluar t’u paraqitur ky ekran i mundësisë së përzgjedhjes së shfletuesve, numri i instalimeve të shfletuesit të saj është trefishuar në shtetet evropiane.

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika