Ferrari me i shpejte nder Ferrarit e deritanishem. Fillimisht vjen vetem me imazhe modeli i ri, me “vetetime” qe ka dale ndonjehere nga oficinat e Maranellos dhe i ardhur ne drite per arsye se kishin qene te shumta kerkesat per te bere te perdorueshem ne rruge tipin “599XX”, realizuar enkas per klientet qe adhurojne te garojne ne piste dhe keshtu qe nuk ishte e mundur te pajisej me targa. Te Ferrari, shifrat kane pasur gjithmone nje vlere te madhe, prandaj nuk eshte nje rastesi qe “kokekuqja” e realizuar me edicion te limituar do te prodhohet ne vetem 599 ekzemplare, shume me pak sesa kerkesat e ardhura ne fabrike nga te gjithe kontienentet. Baza e nisjes se “599 GTO” eshte pikerisht 599, qe shoqerohet me siglen “Gran Turismo e Omologuar”, nje bashkim inicialesh qe dritheron te apsionuarit pas makinave. Mjafton te kujtohet “250 GTO” e vitit 1962 dhe me e fundit “GTO” e vitit 1984, qe u be objekt koleksioni qe perpara se te hidhej ne treg. Continue Reading










